×
  • Lajme
  • Insajderi

    Parlamenti i Ukrainës njofton që deputetes së tyre iu dha medalje në Kosovë

    Insajderi
    23 October 2022 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Parlamenti i Ukrainës i ka shkruar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit pasi Kosova i dha medalje deputetes ukrainase Yevgenia Kravchuk, në emer të të gjithë grave ukrainase.

    Kjo pasi Osmani e ka organizuar një forum këtë vikend, i cili iu kushtua rolit të gruas – përfshirë asaj ukrainase.

    Medaljen nga Osmani e mori deputetja Yevgenia Kravchuk, në emer të të gjithë grave ukrainase.

    “Kjo është një medalje për të gjitha gratë ukrainase. Ato shërbejnë në Forcat e Armatosura, trajtojnë, japin mësim, prezantojnë Ukrainën në nivelin më të lartë,”tha Kravchuk.

    Ajo kujtoi se që nga pushtimi në shkallë të gjerë, deputetet femra kanë marrë rolin e përfaqësuesve të vendit në nivel ndërkombëtar dhe janë angazhuar me sukses në diplomacinë parlamentare.

    “Kam mbajtur shumë fjalime pas 24 shkurtit, por kurrë në një vend ku kaq shumë njerëz e kuptojnë se çfarë do të thotë të shohësh tanke në rrugët e tyre. Kjo është ajo që po ndodh në Ukrainë. Ju bëj thirrje, partnerë të Ukrainës: ne duhet të fitojmë. Ne do te fitojme!” ka thënë Kravchuk duke marrë çmimin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark