×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Parti politike”, “Kartele të krimit politik”, njerëzit e VV-së sulmojnë drejtuesit e BSPK-së që paralajmëruan grevë

    Insajderi
    18 August 2022 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka njoftuar sot për shpalljen e grevës së përgjithshme nga 25 gushti.

    Sipas kryetarit, Atdhe Hykolli, greva do të zgjasë derisa të realizohen kërkesat e tyre.

    “Kërkojmë 100 euro shtesë derisa të miratohet Ligji për Paga”, është shprehur Hykolli.

    Kryetari i Sindikatës së Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka ftuar institucionet e vendit që janë të hapur për arritjen e një marrëveshje.

    Ai fillimisht ka kërkuar 100 euro mbështetje.

    Menjëherë pas këtij njoftimi kanë reaguar njerëzit e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

    “SBAShK-u po funksionon si parti opozitare e jo si sindikate, prandaj mësimdhënësit nuk duhet t’i shkojnë prapa. Qeveria do duhej të ndërprerje marrëdhënien e punës për secilin që dëmton mësimdhënien në këto kohë të vështira”, ka shkruar Avni Zogiani, transmeton Gazeta Insajderi.

    I ashpër në statusin e tij, por edhe në komente pastaj ka qenë edhe Sadri Ramabaja.

    “Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpallur ndërkohë grevë të përgjithshme. Motivacioni: “mosrealizimit i kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Ramabaja.

    “Këta krerë të BSPK-së mbesin tutje të zënë peng nga sundimtarët që u tallën me arsimin për njëzetesavjetë, tani gjejnë kohën të shpallin grevë, kur atdheu është në rrezik?! Këta janë njerëz pa Atdhe, derisa janë kaq të papërgjegjshëm”, vazhdon tutje shkrimi i tij, transmeton Gazeta Insajderi.

    Madje Ramabaja njërit komentues i thotë: Haaaaaa. Kartelet e krimit politik mos i ngatërro me Sindikatat e punëtorëve. Unë bëj diferencimin mes punëtorëve, anëtarëve të BSPK dhe krerëve të saj. BSPK mbetet tutje e kapur…

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark