Partizani bën detyrën ndaj modestëve të Atletic Escaldes, duke fituar minimalisht 0-1. Pasi e kanë mbyllur në barazim me shifrat 0-0 pjesën e pare me fillimin e pjesës së dytës, është portieri i skuadrës nga Andorra që çuditërisht mban topin deri sa t’ja merrte Mba për të zhbllokuar sfidën në 0-1.
Minutat në vazhdim kanë sjellë edhe disa raste të tjera për Partizanin por disi kaotike pa mundur të ndryshojnë shifrat e rezultatit që mbetën të pandryshuar 0-1 me golin e shënuar në minutën e 53-të. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Tiranë dhe Partiznai ka shanse të mira për t’u kualifikuar për më tej.