×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Partneriteti me SHBA-të nuk mund të ndërrojë sa herë ndërron qeveria”

    Insajderi
    26 June 2021 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Muhamet Hamiti ka folur lidhur me qëndrimin e Qeverisë Kurti karshi dialogut me Serbinë si dhe raportet e kësaj qeverie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    I ftuar në “InDoks” Hamiti theksoi se Kurti duhet të ketë kujdes të mos i rrezikojë marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-të.
    Ai ftoi Qeverinë Kurti që të respektojë marrëveshjet e arritura në Washington nga Qeveria Hoti.

    “Është ky kryeministër që në vitin e kaluar që drejtonte qeverinë në bashkëpunim me LDK, rrezikoi marrëdhënie e Kosovës me SHBA-të tash po kjo qeveri po thotë se marrëveshja e Washtingtonit, zotimet Washingtonit çka do apo sido që ta kualifikoni ato dokumente, ato zotime, ato ujdi janë të pavlera, të paktën kështu ka thënë zëdhënësi i qeverisë – tash ju keni presidentin Biden, Shtëpinë e Bardhë nën drejtimin e zotëri Biden, që thotë se e respekton këtë marrëveshje dhe madje po punon për zbatimin e saj, për aq sa është në dorën e kësaj administrate me fjale të tjera administrate e re amerikane vazhdon të respektojë marrëveshjen e arritur nga administrate më e hershme”, tha Hamiti në InDoks.

    Hamiti u shpreh se Kurti duhet ta kuptojë që partneriteti me SHBA-të nuk mund të ndërrojë sa herë ndërron qeveria.

    “Kemi njëfarë përshtypje se kjo qeveri mendon dhe sidomos kryeministri Kurti se gjithçka fillon me ta – një vend si Kosova, një shtet duhet të bëhet një partner i përgjegjshëm nëse do të jetë pjesë e sistemit ndërkombëtarë dhe nuk mund të ndërrojë ky partneritet sa herë të ndërrojë qeveria, kjo do të ishte absurditet dhe natyrisht gjë shumë e rrezikshme për ekzistencën e shtetit tonë”, ka thënë ai.

    Më poshtë gjeni emisionin e plotë “100 ditë i vetëm në Fron”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark