Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.
Gjyqtari kryesor ndeshjes ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes, pasi disa tifozë rumun kanë shfaqur mesazh nacionalist.
Ata kanë shfaqur parullën e prapambetur nacionaliste serbe ku thuhet “Kosova është Serbi”.
Pas kësaj referi Willy Delajod ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes dhe ka urdhëruar futbollistët që të largohen drejt zhveshtoreve.
Rezultati i lojës ishte 0-0 në momentin e ndërprerjes së ndeshjes.