Një djalë pesë vjeçar në Afganistan që humbi këmbën e tij kur ai ishte vetëm një foshnjë, së fundi ka marrë një protezë dhe reagimi për këmbën e tij të re është bërë virale në internet.
Videoja e djaloshit që kërcen me këmbën e tij protezë ishte postuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të Afganistanit, i cili ndau edhe disa histori të tij.
“Ahmad Rahman humbi këmbën në një minë tokësore në provincën Logar kur ai ishte vetëm 8 muaj”, tregon organizata në Facebook.
“Pas marrjes së gjymtyrës artificiale në qendrën tonë ortopedike, ai shpreh emocionin e tij me një valle dhe buzëqeshje në fytyrë”.
Videoja mori më shumë se 12,000 shikime në më pak se 12 orë.
“Rahman u plagos gjatë luftës midis qeverisë dhe talebanëve në fshat”, tha për CBS Neës, Roya Musaëi, zyrtare e marrëdhënieve me publikun për ICRC në Afganistan.
Ai humbi këmbën dhe një nga motrat e tij u plagos rëndë në sulm.
Që atëherë, Rahman ka udhëtuar në Qendrën Ortho të Afganistanit të ICRC-së në Kabul për protezën e tij. Videoja e atij vallëzimi u xhirua nga fizioterapeuti i tij, Mulkara Rahimi, pasi Rahmani mori këmbën e tij.
Rahman është vetëm një nga 46,194 pacientë në Afganistan me amputime. 131,790 të tjerë kanë aftësi të kufizuara të ndryshme, sipas një raporti të KNKK-së.
Organizata jo vetëm që ofron trajtim dhe prosthetikë për pacientët me aftësi të kufizuara, por edhe programe sociale dhe atletike – si basketbolli i karrocave me rrota.