×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas aksidentit tragjik ku vdiqën 288 persona në Indi, Kurti ngushëllon familjet e viktimave

    Insajderi
    03 June 2023 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime kryeministrit të Indisë, Narend Ramodi pas aksidentit tragjik nga treni i cili mori dhjetëra jetëra njerëzish.

    Kurti përmes një statusi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se Kosova qëndron krah për krah me Indinë në këtë moment të vështirë.

    “Familjet e viktima të kenë durim për ta kaluar dhimbjen, e të plagosurit të shërohen sa më shpejt.

    Kosova qëndron krah për krah me Indinë në këtë kohë dhimbjeje”, ka shkruar Kurti në Twitter.

    Të paktën 288 humbën jetën dhe 850 të tjerë janë lënduar në një përplasje treni në shtetin indian të Odisha. Sipas, një zyrtari të Odisha për AFP ka thënë se ky është aksidenti  më vdekjeprurës hekurudhor të Indisë në më shumë se dy dekada.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark