×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas akuzave të këshilltarit të Kurtit ndaj Jasharajt, reagon ashpër sekretari i PDK-së: Gojëfëlliqur e frikacak

    Insajderi
    02 September 2022 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi i ka reaguar ashpër këshilltarit të Albin Kurtit, Elvis Hoxha i cili në orët e paradites deklaroi se “greva ka për shef anëtarin e partisë serbe”, duke aluduar në kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, shkruan Insajderi.

    Gjoshi ka shkruar se “Kush e ka gënjyer Elvis Hoxhën që grevat e punëtorëve është duke i organizuar Faruk Mujka, nënkryetari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së dhe ish-anëtar i kryesisë lokale të JUL-it, partisë së Mira Markoviq-Milosheviqit?”.

    Ai ka përmendur se grevat po i organizon Rrahman Jasharaj, i rrahur shumë herë nga Policia serbe sepse ai organizimin sindikal nuk e ka nisur sivjet, apo prej kur Albini u bë kryeministër, por qe 30 e kusur vjet.

    Mes tjerash ai është shprehur se partiotizmin Hoxha e ka zbuluar pas internetit.

    “Për më keq, Albin Kurti tha që nuk i paguan punëtorët grevistë sepse nuk po punojnë gjatë grevës. Por, Albin Kurti ka pare me pagu si “keshilltarë” fashista gojëfëlliqur si Elvis frikacaku, ky “patriot” i pasluftës”, shkruan ai në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark