×
  • Showbiz
  • Show

    Pas arrestimit, nuk iu lejua të udhëtoj për në SHBA- Reagon Noizy

    Insajderi
    30 October 2024 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ashtu sikurse iu bëmë të ditur, reperit Noizy, nuk iu lejua të udhëtonte drejt Amerikës.

    Dje, ai ka zbuluar se viza e tij amerikane iu është revokuar, si pasojë e arrestimit të tij disa muaj më parë, një zhvillim që po i pengon planet e tij për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Noizy i kërkoi falje fansave në SHBA, duke theksuar se nuk do të ketë mundësi të jetë pranë tyre këtë herë.

    “U kërkoj falje të gjitha fansave të mi në SHBA. Nuk mund të vij kësaj here. Ambasada amerikane po ma vështirëson këtë. Nuk e kuptoj, por çka është, është. Për shkak se u arrestova muajin e kaluar, më kanë revokuar vizën amerikane,” shkroi reperi në postimin e tij në Instagram, të shoqëruar me një foto.

    Arrestimi i Noizy-t ndodhi në Shëngjin pas një urdhri të autoriteteve kosovare, si pasojë e një incidenti në një klub nate në Pejë. Reperi më pas u ekstradua në Kosovë, ku kaloi disa ditë në paraburgim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark