×
  • Showbiz
  • Show

    Pas daljes, Meri akuzon mediat: Prisnin që të bëja seks me Gazin

    Insajderi
    11 February 2024 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Duket se Meri Shehu nuk e ka pritur aspak mirë eleminimin e saj nga shtëpia e “Big Brother Vip” mbrëmbjen e djeshme. Astrologia ishte e ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, ku u duk mjaft e revoltuar.

    “Tani që dole nga BBV, të vjen më shumë keq që e le Ilnisën vetëm apo që nuk hoqe dot Gazin? ”, e pyeti moderatorja, ndërsa Meri u revoltua.

    Ajo tha se ‘gazetarët nëpër media’, prisnin që ajo të bënte seks me Gazin.

    E revoltuar, ajo shtoi më tej se media shqiptare duhet të pastrohet nga llumi dhe se nuk i ka ndodhur në kaq vite një situatë e tillë.

    “Unë kam familjen time, Gazi të tijën”, u shpreh ajo.

    Meri e pa pyetjen e Enxhit për Gazin si tendencioze, ndaj iu kthye: “Ku e pe ti marrëdhënien time të afërt me Gazin që më pyet?”, mirëpo Enxhi u shpreh se pyetja erdhi për shkak se Meri ishte në nominim me Gazin dhe Ilnisën.

    Meri u kap edhe me montazhierin që kishte realizuar klipin.

    “Nuk janë dhënë fare gjërat që kam bërë ndryshe. Ai që ka bërë montazhin ka vendosur ato që nuk ka bërë dot në jetën e vetë…Montazhi mund te kapte diskutimet, llogjikën, aleancat, debatet..Montazhi ka patur nevojë për luksin e të qenit i hapur dhe i pavarur, media shqiptare të behet e këndshme me të gjithë…Të mësohen kanalet shqiptare si të jenë të drejta dhe të lirshme”

    Në një tjetër moment, pasi Enxhi e cilësoi Merin si një personazh që fitoi shumë simpati, ajo ia ktheu: “Simpatinë e kam patur gjithmonë, nuk e kam fituar nga Big Brother!”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark