Ylli i Mancheser City-t, Riyad Mahrez dhe modelja Taylor Ward kanë kryer një ceremoni martesore fshehurazi.
Ata u veshën me të bardha për një ceremoni myslimane të njohur si “Nikah”, duke nënshkruar një kontratë që i marton ato ligjërisht sipas fesë islame.
Mësohet se 30-vjeçari dhe modelja do të kenë edhë një ceremoni të dytë për ta bërë martesën e tyre publike.
“The Sun” zbuloi se dyshja u fejuan në qershor të vitit të kaluar pas 16 muajsh lidhje.