×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas dënimit të Gogajt për vrasje, avokati Berisha: Trupi gjykues ia ka kthyer shpresën drejtësisë

    Insajderi
    14 October 2022 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Pejë sot e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim Shaban Gogajn për vrasjen e të riut Agonis Tetaj. Pas vendimit për media ka folur avokati i dorasit, Besnik Berisha, shkruan Insajderi.

    Berisha tha se kjo çka ka ndodhur sot është drejtësi.

    “Më duhet të shpreh sinqerisht keqardhjen dhe ngushëllimet për familjen Tetaj, që kanë humbur djalin e tyre. Rasti që e kishim 4 vite në duar në trajtim, sot mori epilog që për mua është drejtësi, edhe pse sanksioni mund të kalojë kufijtë ligjorë. Për mua ka qenë epilog i pritur dhe merituar. Kjo është drejtësia”, deklaroi Berisha.

    Avokati mes tjerash tha se trupi gjykues ndoqi kërkesat e familjarëve të Tetajt por në fund dha vendimin e prognozuar nga ai.

    “U faktua se nuk ka pasur dashje. Nuk ka pasur qëllim, nuk ka pasur synim për ta privuar nga jeta të ndjerin. E di që është e rëndë për familjen Tetaj. Një trup gjykues që realisht ndoqi kërkesat e tyre pafund, por që dha verdiktin e prognozuar nga unë”, u shpreh ai .

    Ai foli edhe për përjashtimin e tij nga ky rast.

    “Ky rast është shoqëruar me ndodhi të padëgjuara ndonjëherë. Përjashtimi im ka qenë arbitrar, i kundërligjshëm. Ndërkohë që nuk kam ndikuar te askush. Oda është shtëpia ime. Ka për obligim të mbrojë të drejtat e të akuzuarit. Duket se gjykata u pajtua, ne lëshuam pe dhe e zhbllokuam procesin, atëherë kur u bindëm se do të ketë drejtësi”, tha Berisha.

    “Drejtësia kur nuk iu bie njerëzve tamam, atakohet. Pala mbrojtëse ka thënë se ky trup gjykues ia ka kthyer shpresën drejtësisë”, përfundoi ai.

    Vendimi për dënimin ndaj Gogajt është marrë afro 4 vite më pas.

    Gogaj u gjykua nën veprën penale “vrasje nga pakujdesia” dhe “posedim i pa autorizuar i armëve”.

    Për vrasje nga pakujdesia Gogaj u dënuar me 5 vite burgim ndërsa për armë mbajtje pa leje me 3 vite burgim

    Siç rëndom ndodh, në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

    Shaban Gogaj ndodhet në paraburgim që nga 24 shtatori i vitit 2018.

    Agonis Tetaj ishte vrarë në vitin 2018 në vendin e punës, në lokalin “Gogaj Ag” në Deçan.

    Fillimisht, Shaban Gogaj u gjykua nën veprën penale “Vrasje e rëndë”, e cila vepër më pas u ri-cilësua si “vrasje nga pakujdesia”.

    Pas këtij veprimi ka reaguar babai i viktimës, Isuf Tetaj i cili pati publikuar pamjet e rastit, e të cilat tronditën gjithë vendin.

    Tetaj akuzonte prokurorin Agron Uka se ka manipuluar me rastin.

    Pas kësaj, kishte reaguar ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili kishte vendosur të ndërrohet prokurori i rastit, e po ashtu ka kërkuar të merren masat e duhura ndaj prokurorit Agron Uka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark