×
  • Sport
  • Sport

    Pas dënimit të Mehmetit nga FIBA, Elshani paralajmëron publikimin e disa bisedave telefonike

    Insajderi
    11 June 2023 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    FIBA ka marrë vendim që ta përjashtojë përjetësisht gjyqtarin kosovar, Daut Mehmetin.

    Ndaj gjyqtarit të basketbollit u mor ky vendim për shkak të thyerjes së Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore.

    Arsyeja për dënimin e gjyqtarit 37-vjeçar janë bastet dhe trukimet e disa ndeshjeve që ai ishte thirrur për të gjykuar.

    Rreth këtij vendimi ka shkruar së fundmi edhe i njohuri në basketbollin kosovar, Arbër Elshani, i cili së fundmi ishte drejtor sportiv te KB Peja.

    Ai ka ftuar Prokurorinë e shtetit që t’i verifikojë disa biseda telefonike, pasi sipas tij, të përfshirë në trukime janë edhe disa anëtar të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, drejtor të klubit, gjyqtarë, trajnerë e lojtarë tjerë.

    Në të kundërtën, Elshani paralajmëroi se bisedat telefonike do t’i publikojë vetë në rrjetet sociale.

    Postimi i plotë nga Arbër Elshani (pa ndërhyrje):

    “Meqense e pasket denuar Daut Mehmetin, perjete atehere ju lutem e ftoj prokurorine e shtetit qe t’i verifikoj keto biseda telefonike, me dite, date dhe numer te telefonit, ne te kunderten une do t’i publikoj ketu ne facebookun tim. Pasi ka anetar edhe te bordit te federates se basketbollit te Kosoves, si dhe drejtor te klubit qe jane te perfshim ne trukim, blerje te ndeshjeve poashtu edhe gjyqtar te tjere, trajner dhe lojtar. Daut Mehmeti eshte lule e xhehnetit, cka jane disa te tjere. Shpresoj qe te gjithe ata qe e kane shnderru basketbollin tone ne cirk, te shkojne aty ku e meritojne!”. /Gazeta Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark