×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas dorëheqjes Armend Mehaj nderohet me urdhër ushtarak nga Rohde

    Insajderi
    10 August 2023 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Armend Mehaj gjatë kësaj jave dha dorëheqje nga Ministria e Mbrojtjes, sot ambasdori gjerman, Jorn Rohde e ka nderuar atë me urdhër ushtarak.

    Për këtë ka njoftuar Mehaj duke treguar se u nderua me urdhrin ushtarak ”Cross of honous in gold”.

    ”Sot ambasadori i Gjermanisë, z. Jörn Rohde në emër të Ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, z. Boris Pistorius, më nderoi me urdhërin ushtarak “Cross of honour in gold”.  Është vërtetë nder që të pranohet një vlerësim i tillë nga një shtet partner i yni siç është Gjermania. Për më tepër kur theksohet bashkëpunimi i ngushtë, koordinimet dhe qëllimet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka shkruar Mehaj.

    Po ashtu ai ka treguar se në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe kryeministri Kurti, ambasadorë të ndryshëm, e ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    ”Ishte nder që në këtë ceremoni të jenë të pranishëm Kryeministri Kurti, ambasadorë të shteteve të QUINT-it, Komandanti i FSK-së, Gjeneral Jashari, Ministri Maqedonci, ambasadori i Bashkimit Evropian, Komandati i KFOR dhe zyrtarë tjerë ndërkombëtarë e vendorë. Faleminderit për vlerësimin, rruga jonë do të jetë gjithnjë krah për krah njëri tjetrit si partner të besueshëm”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark