×
  • Sport
  • Sport

    Pas dorëheqjeve të bujshme te Juventus, ja çfarë pritet të ndodh me Allegrin

    Insajderi
    29 November 2022 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmjen e djeshme kampi juventin i trondit nga dorëheqja në grup e presidentit Agnelli, bashkë me drejtuesit e lartë si administratori Arrivabene dhe këshilltari Pavel Nedved, për arsye që janë ende të paqarta.

    Në orët që pasuan këto dorëheqje me peshë, u fol gjatë edhe për fatin e Masimiliano Allegrit, trajner që ka kontratë deri në verën e 2025-ës me Juventusin dhe përfiton një pagë prej 10 milionë eurosh neto në sezon.

    Megjithatë trajneri nga Livorno duket se do të vijojë normalisht punën e tij në krye të pankinës dhe konfirmimi ka ardhur nga John Elkan. Administratori i Exor, kompani që ka pronësinë e aksioneve të Juventusit.

    “Allegri mbetet pika jonë e referimit në aspektin sportiv dhe bazohemi te ai e lojtarët që kemi në dispozicion, për të vijuar të fitojmë, ashtu siç kemi bërë javët e fundit dhe për të arritur objektivat tona në fushë”, deklaroi Elkan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark