Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita është nisur drejt Kosovës nga aeroporti i Rotterdamit.
Drita mbrëmë pësoi humbje 3-2 nga Feyenoordi në kuadër të raundit të dytë në Ligën e Konferencës.
Duke parë ndeshjen, eliminimi i “bardhekaltërve” ishte dinjitoz për faktin se gjilanasit e përmbysën rezultatin në pjesën e parë në mes të Rotterdamit, ndërsa me disa raste të arta rrezikuan seriozisht portën e holandezëve.
Sidoqoftë, klubi gjilanas ka njoftuar në faqen zyrtare se ekspedita e tyre është nisur për në Kosovë.
Këtu është mbyllur aventura e Dritës në garat evropiane për këtë edicion.
Drita synon ta thotë fjalën kryesore në edicionin 2021/2022 në elitën e futbollit kosovar.