×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas eskalimit të debatit në RTK – reagon Ragmi Mustafi

    Insajderi
    18 January 2023 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Debati i mbrëmshëm në RTK ku të pranishëm në panel ishin Sami Salihu, Nevzad Lutfi e Ragmi Mustafi ka eskaluar teksa po diskutohej për gjendjen e krijuar në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Mustafi ka reaguar përmes profilit të tij për rastin, shkruan Insajderi.

    Mustafi është sjell në mënyrë të pa edukatë gjatë gjithë emisionit duke i ndërhyrë në shumë raste gjatë fjalimeve të tyre, por si duket në fund humbi kontrollin dhe nuk arriti të bëjë ballë akuzave të cilat drejt tij, për dyshimet se ka keqpërdorur fondin e taksapaguesve kosovarë.

    “Kshyre burr i botës për mu nuk del bir none edhe bir ku.ve qofsh edhe t’i qe mun me shti dorën në xhep temin” ka thënë mes tjerash Mustafi.

    Ish-kryetar i Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk është penduar për gjuhën e përdorur.

    Gjuha ime sa do vijë e ashpërsohet me tipa që shpifin e etiketojnë pa kurrëfar fakti. Nuk do hezitoj të sillem me mënyrën e njëjte me persona shpifës e rrenca si ky i sontit. Me të mirin, mirë e më mirë.
    Me të keqin, keq e më keq!
    “, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

    Ndërkohë drejtuesi i emisionit RTK Prime ka reaguar duke e ndaluar që mos të ketë ofendime dhe i ka kërkuar Mustafit që të kërkojë falje publike, por qe Mustafi nuk ka pranuar dhe drejtuesi është detyruar ta ndërpresë programin i cili duhej të zgjaste edhe 15 minuta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark