×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gashi s’i bie pishman për eskalimin e situatës në studio, ripërsërit: Kushdo që më thotë “ti je me Serbinë” kam me ju kap për fyti

    Insajderi
    28 September 2023 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish i burgosi politik nga Gjakova, Afrim Caka, u përzë nga studio e Debat Plus-it prej drejtuesit të emisionit Ermal Panduri, pasi ai i pari i tha gazetarit dhe analistit Astrit Gashi, se “i ke fjalët nga Serbia”.

    Gashi e humbi krejtësisht toruan me Cakajn të cilit iu kthye me një reagim tejet moralisht të lënduar nga ofendimi dhe akuza e këtij të fundit.

    “Qysh i kam llafet e Serbisë?”, shpërtheu fillimisht Gashi ndaj Cakat, teksa shtoi edhe se “unë të kapi për fyti” dhe “haram të koftë”.

    Pas kësaj ndërhyri Panduri i cili kërkoi nga Caka që të lirojë studion.

    “Zoti Caka, ma liro studion”, tha Panduri teksa kërkoi nga regjia që t’ia ndalojë mikrofonin.

    Gashi, i cili pësoi indinjatë të thellë nga fjalët e Cakat u shpreh se “Kjo mu më dhemb në zemër” dhe personti në fjalë “kurrë në jetë s’ia fali”.

    “Kurrë në jetë s’ia fali. Ai ka me pas problem personal me mu. Në fytë kam me shkelë nëse e nzo”, tha Astrit Gashi pasi u largua Caka.

    Pas kësaj ka reaguar analisti Gashi. 

    Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka bërë me dije  që s’është pizhman për fjalët e thënë në studio derisa ka deklaruar se “Po ju thom publikisht qe kushdo qe me thote ” ti je me Serbi” rujuni se ku te ju nxo kom me ju kap per fyti. Mas paku!”

    Tutje ai ka thënë se ky është “Ky eshte kerrcenim zyrtar!”.

    “Kur folni beni keso rrenash, as nuk ja u fali, as nuk ja u harroj. Une as s’jom argat, as shpijun, S’JA U FALI.
    Jeni mesu me thane cka ta doni me ata qe e kane bishtin e nxen. Une JO”, shkroi Gashi.

    “Unë të kapi për fyti”, “Kur ta nxo, e shkeli në fyt”, eskalon situata në studio, nervozohet analisti Astrit Gashi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark