×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Pas fitores ndaj Ganës – Cristiano i nxori shokët e tij për darkë

    Insajderi
    26 November 2022 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Cristiano Ronaldo ka shtruar darkë me shokët e skuadrës.

    Dy ditë pas triumfit të tij personal në ndeshjen kundër Ganës, ylli portugez i nxori bashkëlojtarët për të ngrënë në një restorant në Katar, duke përfituar nga dita e pushimit që iu dha Fernando Santos.

    Në vakt mungonin Jose Sa, Joao Cancelo dhe Bernardo Silva, të cilët preferuan të kalonin kohë me familjarët e tyre që ndodhen në Doha.

    Raportet thonë se vakti është iniciuar nga Cristiano, i cili, natyrisht, ka paguar edhe faturën. Dalja zgjati deri në orën 11:30, ndërsa lojtarët u nisën me autobusin e ekipit për të shkuar në hotel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark