Kosova ka pësuar humbje nga Mal i Zi në Kampionatin Evropian – Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup për vajzat U20.
Kosova pësoi humbje të thellë me rezultatin 35:100, shkruan Gazeta Express.
Madje, në çerekun e parë, të dytë dhe të katërt, basketbollistet e Kosovës nuk ia dolën të shënojnë as 10 pikë.
Rezultati në çereke nga kjo përballje ishte 6:25, 5:27, 15:24 dhe 9:24.
Kjo humbje për Kosovën vije vetëm një ditë pas fitores ndaj Kroacisë, e cila u vlerësua si suksesi më i madh deri më tani te ekipet kombëtare të Kosovës.
Për “Dardanet” ishte kjo ndeshja tretë në këtë Kampionat Evropian.