×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas formimit të Qeverisë, këta kandidatë të LVV-së mund të bëhen deputetë

    Insajderi
    08 March 2021 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), javën që shkoi bëri publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

    Sipas këtyre rezultateve partia fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 49.95% apo 438 mijë e 334 vota.

    Subjekti i dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës me 16.90% apo 148 mijë e 296 vota.

    Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur e treta me 12.64% apo 110 mijë e 978 vota. E katërta është renditur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.07% apo 62 mijë e 111 vota.

    Sipas këtyre rezultateve LVV ka fituar 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    Por pas formimit të Qeverisë, disa nga deputetët e LVV-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend, pritet të marrin poste ministrore, e kjo do të bëjë që ata të zëvendësohen me deputetë të rinj të cilët kanë marrë vota të mjaftueshme në këto zgjedhje.

    Zëvendësimi i deputetëve është i rregulluar edhe me Kushtetutë të Kosovës.

    Në bazë të nenit 70, pika 3 të Kushtetutës së Kosovës, thuhet se “mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai emërohet anëtarë i Qeverisë së Kosovë. Pika 4 e këtij neni po ashtu përcakton se vendet e liruara të deputetëve në Kuvend, plotësohen menjëherë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin”.

    Telegrafi në bazë të listës zyrtare të publikuar nga KQZ, ka renditur ata kandidatë të cilët potencialisht mund të zëvendësojnë ndonjërin nga deputetët aktual nëse të njëjtit emërohen në poste ministrore në Qeverinë e Kosovës.

    Renditja e tyre është bërë sipas votave, duke u bazuar në votat e deputetit të fundit në listën e LVV-së e që është Haki Abazi me 7627 vota.

    Më poshtë keni 17 kandidatët e LVV-së të cilët mund të bëhen deputetë:

    1. Shqipe Isufi 7554
    2. Enver Haliti 7492
    3. Mirsad Shkreta 7366
    4. Gramos Agusholli 6737
    5. Alban Bajrami 6635
    6. Jahja Kokaj 6490
    7. Hydajet Hyseni-Kaloshi 6413
    8. Ekrem Mustafa 6275
    9. Enver Dugolli 6101
    10. Halil Thaçi 5922
    11. Yllza Hoti 5911
    12. Nasuf Bejta 5764
    13. Valdet Januzaj 5742
    14. Hysamedin Feraj 5555
    15. Gresa Bytyqi Kelmendi 5334
    16. Hysen Durmishi 5217
    17. Mimoza Shala 5006.

    Deputetet aktual të zgjedhur sipas listës zyrtare nga KQZ

    Deputetet aktual të zgjedhur sipas listës zyrtare nga KQZ

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark