×
  • Showbiz
  • Show

    Pas “goditjes” ndaj BBVA 3, Olsi Bylyku bën veprimin e papritur

    Insajderi
    18 February 2024 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e djeshme Olsi Bylyku ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në Instagram për rrugëtimin e tij të shkurtër në Big Brother.

    Olsi deklaroi se ai nuk mund të dilte përtej vetes së vetë përtej pritshmërive që sipas tij produksioni kishte.

    Në shkrimin e tij, Olsi rendit disa arsye se përse ai nuk ka nevojë për Big Brother si format, ndërsa mes rreshtash lexohen kunjat ndaj produksionit dhe televizionit.

    “Eh sa herë jam menduar të flas, të mos flas po më mirë të flas sepse në jetë nga prinderit dhe fusha që zgjodha mësova se më e rëndësishme se çdo gjë në jetë është përgjegjësia, ndaj unë mendoj që kam peshën ndoshta më të madhe nga çdo konkurent tjetër që hyri në atë show, përgjegjësinë ndaj jush sepse ju, ju kisha & ju kam pa BIG!”.

    “I di pyetjet tuaja dhe ne fakt ju kerkoj shumë ndjesë që nuk isha në pritshmëritë tuaja, por në fakt unë do te isha më shumë se pritshmëritë që ju kishit, pasi për shansin që më keni dhënë të jem i juaji, kurrë nuk do ju dalë jashtë pritshmërive, por për fat të keq këtë produksioni e kuptoi përpara se këto qe po ju shkruaj të thuheshin në një nga “netët magjike” të Prime!”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Olsit.


    Menjëherë pas kësaj Olsi ka bërë një tjetër veprim, duke hequr nga lista e personave që ndiqte çdo njeri, duke e lënë opsionin “following” me zero.


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark