Me këtë rast Veseli tha se Kuvendi është në dispozicion të plotë për këtë proces të rëndësishëm për vendin, në mënyrë që bashkërisht të përmbyllet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, transmeton Indeksonline.
Ndryshe një takim të ngjashëm pak më parë zhvilloi edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë:
Me bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, për t’u koordinuar lidhur me Dialogun. Kuvendi i Kosovës është në dispozicion të plotë për këtë proces të rëndësishëm për vendin, në mënyrë që bashkërisht ta përmbyllim atë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe ulësen në OKB.