×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas heqjes së dinarit në Kosovë, Vuçiq thërret konferencë të jashtëzakonshme

    Insajderi
    02 February 2024 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka ftuar një konferencë të jashtëzakonshme ku ka folur për anulimin e dinarit serb. Sipas tij, ky është sulm ndaj të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara nga viti 1999.

    Ai pretendon se me heqjen e dinarit, Serbia do të shpenzoj miliona euro shtesë.

    “E rëndësishme është që prej 10 vitesh nuk kemi vonuar asnjë ditë në pagesa për pensionistët, punonjësit, asistencën sociale dhe përfitime të tjera. Kategoria e parë e pensionistëve sot shkon drejt Kosovës“.

    “Morëm masa dhe mbushëm arkat dhe i paguam sot, kishim 650 milionë. Në total në këtë moment për gjithçka duhet të paguajmë përmes institucioneve të ndryshme na duhen rreth 22 milionë euro ose rreth 2.5 miliardë. Vetëm përmes bankës Poštanska štedionica filluam të paguajmë paraprakisht për njerëzit tanë në Kosovë e Metohi, deri në orën 12 arritëm të paguajmë rreth 5 milionë euro. Njerëzit janë të frikësuar dhe presin në radhë për të marrë paratë e tyre. Të hënën do të vazhdojmë dërgimin e parave”, u shpreh ai

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark