×
  • Sport
  • Sport

    Pas humbjes ndaj Llapit, Daja e pranon se Ballkani nuk është duke kaluar në formën më të mirë

    Insajderi
    12 March 2023 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka pranuar se ekipi i tij javët e fundit nuk është në formën më të mirë, por ka premtuar një rikthim të fuqishëm së shpejti.

    Ballkani u mposht 3:2 në udhëtim nga Llapi për ta regjistruar humbjen e parë në stinorin pranveror.

    Mirëpo, kjo humbje për Ballkanin erdhi pas një serie prej tri barazimeve, e cila e zbriti në pozitën e dytë në tabelë.

    “E filluam keq ndeshjen, duke shkaktuar penallti, por pastaj reaguam dhe shënuam dy gola në pjesën e dytë. Megjithatë, pranuam dy gola dhe pasi kaluam në disavantazh më nuk pati lojë, jo nga Ballkani dhe kjo nuk shkon në dëm të ekipit tim por futbollit kosovar”, është shprehur Daja.

    “Duhet t’i analizojmë gjërat me qetësi dhe të rikthehemi gradualisht. Nuk jemi në formën më të mirë, që është e natyrshme edhe për shkak të ngarkesës, por edhe problemit me kontingjentin e lojtarëve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark