×
  • Sport
  • Sport

    Pas incidenteve në ndeshjen Peja – Trepça, reagon klubi pejan

    Insajderi
    15 May 2022 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    KB Peja ka kërkuar nga Policia e Kosovës që t’i dënojë personat që po shkaktojnë telashe në ndeshje, duke hyrë në parketin e lojës dhe duke hedhur gjësende të forta.

    Peja dhe Trepça zhvilluan sonte ndeshjen e tretë gjysmëfinale në palestrën “Karagaçi”.

    Kjo ndeshje dhuroi spektakël deri në 26 sekonda para fundit, kur situata u tensionua.

    Një tifoz hyri në parket dhe goditi basketbollistin e Trepçës, Rodney Purvis, për çka pastaj ndeshje u ndërpre dhe ekipi mitrovicas u tërhoq.

    Situata eskaloi pastaj edhe më shumë, pasi filloi një përplasje mes tifozëve, të cilët u gjuajtën me mjete ndezëse mes vete.

    Ndeshja u ndërpre për një kohë, derisa u larguan të gjithë tifozët nga palestra. Pas zbrazjes së “Karagaçit”, ekipi i Trepçës u rikthye dhe loja vazhdoi aty ku kishte mbetur, derisa Peja në fund fitoi me rezultatin 72:66.

    Pas këtyre incidenteve, KB Peja ka reaguar përmes faqes zyrtare të klubit.

    Reagimi i plotë nga klubi pejan:

    “Ndeshja e sotme e cila në parket ishte një dramë e vertet u prish nga disa incidente të tifozëve nga të dyja palët të cilët vetem sa po e damtojnë basketbollin edhe mundin e ekipeve dhe lojtareve.

    Fatkeqsisht edhe ne Mitrovicë e edhe në Pejë tifozët po hyjnë në parket duke shkaktu telashe e edhe po hudhin gjësende në fushë. Për këto duhet qe Policia e Kosovës të reagoj dhe ti denoj akterët e këtyre incidenteve, sepse ne si klube nuk e kemi at mundësi.

    KB Trepçes i dëshirojme kthim të mirë në Mitrovice dhe i urojmë për një lojë fantastike për çka premtojmë se do vazhdojmë maksimalisht qe duelet tona të vendosen në parket duke dhuru spektakel për çka e meriton basketbolli i Kosovës.

    Ditët në vazhdim do jemi në komunikim me Federaten dhe KB Trepçen qe organizimet tona të jenë sa më të mira dhe mos perseriten incidentet e tilla ndeshjet e rradhes”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark