×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Pas incidentit të ndodhur, çfarë do të ndodhë me turneun e Bebe Rexhës? Artistja reagon me anë të një statusi

    Insajderi
    20 June 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koncerti i fundit i Bebe Rexhës në New York pati një përfundim të hidhur, pasi një burrë nga turma e goditi atë me telefon në fytyrë.

    Videoja është bërë virale dhe  27-vjeçari sulmues tashmë është arrestuar nga autoritetet.

    Një ditë pas ngjarjes famëkeqe, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi dhe video nga koncerti i saj në New York, i realizuar në kuadër të turneut të saj “Best F**N Night Of My Life”, i cili parasheh mbajtjen e koncerteve në mbarë Amerikën Veriore dhe më pas në Evropë.

    Edhe pse koncerti përfundoi në një mënyrë të pafat, përsëri ishte një shfaqje e mahnitshme në qytetin tim. Faleminderit shumë New York. Unë ju dua. Turneu duhet të vazhdojë! Filadelfia është në radhë! Në cilin koncert do të vini”, shkroi Bebe Rexha në Instagram.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark