×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Pas katër vitesh/ Arbnor Ramadani mbyll aventurën me Llapin

    Insajderi
    25 July 2022 - 22:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme, mes lotësh, futbollisti Arbnor Ramadani i ka dhënë lamtumirën aventurës së tij tek skuadra e Llapit, shkruan Insajderi.

    Lajmin për largimin e ka bërë të ditur klubi me anë të një njoftimi në Facebook.

    “Noli që nga ardhja e tij para 4 viteve ka arritur të fitoj zemrat e tifozëve llapjanë duke u paraqitur për Llapin me mjaft sukses në 116 ndeshje, duke realizuar edhe 16 gola e duke asistur edhe në 16 sosh” – shkruhej në njoftimin e klubit.

    Ramadani zhvilloi në total 116 ndeshje me Llapin, teksa shënoi 16 gola e shtoi 16 asistime.

    28-vjeçari ishte një nga futbollistët më të dalluar te Llapi. Ai me këtë skuadër e fitoi dy herë radhazi trofeun e Kupës së Kosovës, si dhe një herë atë të Superkupës së Kosovës

    Për largimin ka shkruar edhe vet Ramadani, i cili tha: “Faleminderit kryesisë për besimin dhe korrektësinë, veçanërisht trajnerit Tahir Batatina që ishte ndër njerëzit kyç që unë iu bashkova Llapit. Faleminderit gjithë tifozëve për mbështetjen si dhe bashkëlojtarëve të mi për gjitha momentet e bukura që i kaluam së bashku. Sot kam marrur një vendim shumë të vështirë që të largohem nga klubi, por jam krenar për këto vite sa isha këtu dhe me gjitha sukseset e arritura. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe mirëupafshim”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark