×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas letrës së BE-së drejtuar Haradinajt, reagon LDK-ja

    Insajderi
    18 December 2018 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupi Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se vetëm Qeveria me legjitimitet qytetar mund të udhëheq Kosovën në dialogun me Serbinë.

    “Ky proces nuk udhëhiqet me kuazi ekipe dialoguese. Letra e tre zyrtarëve të lartë të BE-së, që i është dërguar Qeverisë së Kosovës, le të kuptohet qartë nga kuazi ekipi dialogues”, ka shkruar Hoti.

    Më herët ka publikuar një letër të cilën përfaqësues të BE-së i kanë shkruar kryeministrit Ramush Haradinaj ku thuhet se Presidenti Hashim Thaçi udhëheq me dialogun.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark