×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas lirimit nga paraburgimi, familja falënderon avokaten Mulhaxha

    Insajderi
    26 October 2022 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shoferi i kompanisë “Hajdini Comerc”, Haxhi Topalli sot është liruar nga masa e paraburgimit. Ai nga Prokuroria e Pejës po mbahej prapa grilave për shkak të gjetjes së një sasie të konsiderueshme të drogës në kamionin e kompanisë.

    Por sot avokatja e tij, Aurora Mulhaxha ka njoftuar se atij i është ndryshuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. Për këtë familjarët e Topallit e kanë falënderuar publikisht avokaten e cila është marrë me rastin e Topallit.

    “Një falënderim publik për avokaten ton Aurora Mulhaxha, për punën korrektësinë mundin, dhe sjelljen njerëzore, humane, profesionale duke e bashkëndje në çdo sekondë te ditës dhimbjen shpirtërore bashkë me mua dhe fëmijët e mi ne çdo sekondë deri sa bashkëshorti im vuante pafajësinë nën masën e paraburgimit”, ka shkruar bashkëshortja e Topallit.

    Falënderimi i plotë pa ndërhyrje:

    Nën përgjegjësinë time si më poshtë:

    Dëshirojmë të falënderojmë përzemërsisht Avokaten Aurora Mulhaxha, për punën e përkryer dhe rezultatin e shkëlqyer që ai arriti në çështjen gjyqësore të bashkeshortit tim Haxhi Topalli, qe nga dita e saje e angazhimit ne kete lende per dhjet dite me rresht duke u kujdesur per gjendjen e tije shendetsore, gjendjen time emocionale si e vetme me dy femije te mitur, e pa hezituar ne cdo sekond te dites.

    Perkunder provave materiale, videoinqizimeve ku shihet nje person tjeter qe kryen vepren penale te ngarkuar, bashkeshorti im me asnje prove deri me tani nuk eshte ngarkuar, dhe se Narkotiku per te cilen eshte hetuar bashkeshorti im fare nuk ka te beje me veprimet e tije dhe se ka te beje me persona te cilet ende nuk jan zbuluar nga ana e organeve hetimore. Fatmirsia ne kete fatkeqsi te bashkeshortit tim Haxhi Topalli, ka qene rekomandimi per ty avokate e shkëlqyer.

    Sinqerisht, ne u mahnitëm, dhe krenohemi me aftësitë dhe përfaqësimin dinjitoz që avokate Mulhaxha e bere per bashkeshortin tim, dhe se ia arrite te ju kthesh femijeve te mi buzeqeshjen ne shpirt dhe fytyr.

    Pas shumë përpjekjesh dhe pune të palodhshme, asnjehere ne dite nuk ke hezituar te me ndihmosh rreth gjendjes sime emocionale. Ne jemi një familje e thjeshtë dhe sinqerisht nuk dëshironim të bënim asnjë publicitet në lidhje më çështjen faktike perkunder faktit se mediat e kan publikuar emrin e tije ne cdo kohe, por nga padrejtsit qe ju kan bere jemi totalisht te shkatruar, dhe kete shkatrim e kemi nda bashke me ty avokate e nderuar, ku i lutemi zotit ne cdo faze te jetes nese jo ne, zoti ta shperblen, po mos te ishe ti vuajtja e femijeve te mi do kishte arritur kulmin nga padrejtesia.

    Me respekt: Familja Topalli

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark