×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas lirimit të Pantiqit, Bajqinovci iu kapet gjyqtarëve e prokurorëve – ua përmend pagat e larta

    Insajderi
    28 December 2022 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas dërgimit në arrest shtëpiak të ish-policit, Dejan Pantiq, i cili u arrestua për sulm ndaj zyrave të KKZ-së në veri.

    Bajqinovci i ka fajësuar gjyqtarët dhe prokurorët që e kanë liruar Pantiqin.

    Madje, ai ka thënë se ky vendim është reflektim i pagës 2 mijë e 500 euro.

    Postimi i plotë:

    Kjo me gjasë është reflektim i pagës 2000-2500 euro (pa shtesa) të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Më mirë ato ditë kur vendosën të mos punonin për shkak të vendimit të qeverisë Kurti për t’ua kthyer pagën sa e kanë pasur.

    I turpshëm lirimi i Pantiç.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark