×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë konferencë për media

    Insajderi
    11 December 2022 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot do të mbajnë konferencë për media.

    Konferenca për media do të mbahet me fillim nga ora 12:30 në ndërtesën e Qeverisë.

    Ndryshe, situata e përgjithshme në veri të vendit vazhdon të mbetet e tensionuar.

    Si rrjedhojë e situatës së krijuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori vendim që të shtyhen për në prill zgjedhjet, të cilat ishin paraparë që të mbahen në veri të vendit më 18 dhjetor.

    Gjithashtu veri janë vendosur edhe barrikada, dhe rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark