×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas mbledhjes së qeverisë, Kurti bashkë me Bislimin do të flasin për takimin në Bruksel

    Insajderi
    27 October 2023 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpalosur pak detaje të takimit të djeshëm me liderët evropianë në Bruksel.

    Pas mbledhjes së qeverisë, ai ka bërë me dije që bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi do të detaje nga takimi, shkruan Insajderi.

    Sot, unë dhe delegacioni qeveritar jemi kthyer nga Brukseli ku dje gjatë ditës takuam krerët e Bashkimit Evropian, kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, presidentin e Francës, Emanuel Macron, kryeministren e Italisë Meloni, presidentin e Këshillit Evropian, Mishell, zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian dhe përfaqësues të lartë  për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borell si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak

    Ftesa për këtë takim erdhi pas vizitës në Prishtinë të pesë emisarëve nga BE dhe SHBA-të me 21 tetor. Ju përgjigjëm pozitivisht, sepse e konsideruam atë si mundësi të mirë për të kërkuar nga krerët e BE-së më shumë siguri në kufirin e Kosovës me Serbinë i cili është 380 km I gjatë, më I gjatë sesa kufiri me tri shtetet tjera marrë së bashku pra Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi por edhe për të diskutuar më tej për propozimin e tyre për një paketë të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të marrëveshjes bazike, pjesë integrale të kësaj marrëveshje që është aneksi dhe bashkërisht edhe më një draft të nenit 7 të marrëveshjes bazike

    “Në lidhje me mbarëvajtjen e takimeve tona dhe dhe qëllimet e prezantuara atje ne kemi dhënë një komunikatë për medie dje por edhe sot do të mbajë një konferencë së bashku me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi” , tha Kurti derisa fillojë me matjen e mbledhjes së qeverisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark