Pas ndërkombëtarëve, a do t'i bëjë ballë Kurti edhe 'presionit' të Haki Abazit për targat? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas ndërkombëtarëve, a do t’i bëjë ballë Kurti edhe ‘presionit’ të Haki Abazit për targat?

    Insajderi
    28 October 2022 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ka thënë e stërthënë që data 31 tetor do të jetë data e fundit kur të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë targa KM, PR, GL do të kenë mundësinë t’i konvertojnë në targa legale RKS. Por me një linjë me shefin e tij, Albin Kurti nuk është deputeti i LVV-së, Haki Abazi. Ai sot propozojë shtyrje të afatit për targa edhe për dy muaj.

    Abazi, i cili në Qeverinë Kurti I, mbante postin e zëvendëskryeministrit, sugjerojë që afati të shtyhet deri në muajin dhjetor të 2022-ës, shkruan Insajderi.

    Ndonëse Kurti nuk po stepet rreth qëndrimit të tij për targat edhe përkundër presionit ndërkombëtarë, nuk dihet nëse propozimi i Abazit do ta bëjë të reflektojë atë, tash kur kanë mbetur veç edhe tri ditë deri tek përfundimi i afatit.

    “…për të mos i dhënë mundësi Serbisë që t’i kërcënoj qytetarët e Kosovës që kanë ndërruar targat në KS dhe për të mos i dhënë mundësi askujt që t’a sabotoj Procesin e Berlinit, propozoj që afati për targat të shtyhet për 31 dhjetor të këtij viti’, ka thënë Abazi në konferencën për media përcjell Insajderi.

    Nëse Kurti sipas Abazit pranon që afati të shtyhet deri në dhjetor, kjo do të eliminonte të gjitha justifikimet për të ngritur tensione apo për të bllokuar rrugët në Veriun e rëndësishëm të Kosovës.

    “Kjo është në frymën e orientimit tonë për integrim Euro-Atlantik”, u shpreh ai.

    Ndërkohë Kurti për të disaten herë ka përsëritur që data 31 tetor është afati i fundit për konvertim të targave.

    “Unë i ftoj të gjithë qytetarët serbë që i kanë targat e stërvjetëruara t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës”, tha Kurti të enjten e 27 tetorit.

    “Data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë targa të stërvjetëruara si KM, PR, GL etj që janë të ngjashme e që janë mbetje të regjimit të Millosheviçit do të kenë mundësi që t’i konvertojnë në targa legale RKS ku edhe do të përfitojnë financiarisht nga lehtësimet tatimore”, tha kryeministrit me 26 tetor.

    Me 27 gusht Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, ndërsa më 31 tetor përfundon afati për konvertimin e targave të makinave për qytetarët serbë që përdorin targa të lëshuara nga Serbia. Me vendimin e qeverisë përdoruesit e këtyre targave duhet t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës RKS, por kjo kundërshtohet nga Beogradi.

    Në anën tjetër tensionet për targa veç kanë nisur, Serbia ka paralajmëruar bllokim të rrugëve në veri të vendit, një qytetari atje i cili ka konvertuar targat i është djegur vetura.

    Afati për targat të shtyhet edhe për 10 muaj

    Idërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka konfirmuar se kanë kërkuar shtyrjen për 10 muaj të afatit për ndryshimin e targave serbe, duke thënë se kjo nuk është vetëm kërkesë e ShBA-së, por edhe e gjithë QUINT-it.

    Escobar ka deklaruar se është e rëndësishme që Kosova t’i dëgjojë rekomandimet e tyre, meqë janë shtete që e përkrahin më së shumti vendin.

    “Dua të filloj duke thënë se Kosova ka të drejtë që ta zbatojë këtë, por ne duam të zbatojmë në një formë paqësore dhe që nuk i ngritë tensionet e që nuk na shpërqëndron nga disa gjëra që duhet t’i bëjmë. Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit dhe kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë. Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e SHBA-së, por e gjithë Quintit. Dhe, kjo është për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, ka deklaruar Escobar në Kanal 10 përcjell Insajderi.

    Von Cramon për targat: Shtyrja e afatit për targat do ta zbuste situatën

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, gjatë vizitës së djeshme në Prishtinë ka folur rreth targave.

    Ajo tha se do të ishte një gjë e mirë nëse do të shtyhej afati për konvertim të targave, duke theksuar se i arsyeton qëndrimet e institucioneve kosovare lidhur me këtë çështje. Por, sipas saj, do të duhet të mendohet për të mos shkaktuar tensione.

    “Për targat ka argumente të mira për ta shtyrë vendimin, e kuptoj edhe vlerësimin e Qeverisë së Kosovës se kjo do të shtyhet përgjithmonë dhe në një moment duhet të vendosim se duhet ta zbatojmë atë që kemi thënë 11 vjet më parë, pala serbe është në dijeni”, tha ajo, shkruan Gazeta Insajderi.

    Eurodeputetja tha se nuk duhet të ketë provokime edhe pas kalimit të afatit për pajisje me targat që është 31 tetori.

    “Askush nuk ka interesim për çfarëdo lloj provokimi apo agresioni në vend, edhe nëse i përmbahemi afatit të fundit, 31 tetorit. Duhet të futemi me hapa gradualisht në këtë fazë, duhet të mendojmë në mënyrë kreative si ta zbatojmë rregullin e ri çfarë paralajmërimesh bëni, çfarë gjobash u jepni atyre që nuk i ndryshojnë targat e di”, tha tutje ajo, shkruan Gazeta Insajderi.

    Më tej Von Cramon tha se për të shmangur provokimet është mirë që qeveria ta kuptoj se zbatimi nuk nënkupton konfiskime që nga dita e parë.

    “Lajçak dhe Escobar po kërkojnë një shtyrje dhe është një arsye e mirë mendoj se shtyrja do ta zbuste gjendjen. Por e kuptoj edhe Qeverinë e Kosovës që thonë në një moment duhet të vazhdojmë nëse ka një vend për vazhdim e shtyrjen diplomatike do të përkrahjes. Nëse qeveria e kupton se zbatimi nuk nënkupton konfiskime që nga dita e parë edhe kjo do të ishte diçka e mençur dhe do të parandalohet çfarëdo provokimi nga njëra apo pala tjetër”, ka thënë Von Cramon.

    /Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark