×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas ngjarjes së mbrëmshme, Rama thërret takim urgjent

    Insajderi
    05 August 2023 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur sot takim urgjent me drejtorin për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica dhe me drejtorin e Policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani, pas të shtënave me armë mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”, ku vdiq një person dhe u lënduan 20 të tjerë, raporton Express.

    Rama ka thënë se me ta ka diksutuar për çështjen e sigurisë në dhe hapat të cilët duhet të ndërmarren për krijimin e policisë së kryeqytetit.

    “🚨Pas ngjarjes së mbrëmshme e cila na shqetësoi të gjithëve, bashkë me drejtorin për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica mbajtëm një takim urgjent me drejtorin e policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani, me të cilin diskutuam për çështjen e sigurisë në #kryeqytet dhe hapat të cilët duhet të ndërmarrim bashkërisht për krijimin e policisë së kryeqytetit e cila është urgjentisht e nevojshme dhe do të na ndihmonte në rritjen e nivelit të sigurisë në Prishtinë. Siguria në #kryeqytetin tonë është prioritet i yni.”, ka shkruar Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark