×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministria e Financave del me sqarim rreth kërkesës për emrat e grevistëve: Ishte keqkuptim

    Insajderi
    26 August 2022 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrisë së Financave iu janë dashur më shumë se 24 orë për të dalë me një sqarim lidhur me kërkesën e djeshme që u bë nga ana e zv/sekretarit, Enis Spahiu. Ai kërkoi nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) që t’iu sigurohej lista e zyrtarëve të cilët po marrin pjesë në grevë, në mënyrë që të ju ndalohej paga e benefitet e tjera. Krejt kjo situatë e krijuar po tentohet të arsyetohet me shprehjen “keqkuptim”.

    Sipas kësaj ministrie nuk janë kërkuar emrat e të gjithë shërbyeseve civilë.

    Muharrem Shahini, zëdhënësi i Ministrisë së Financave tha se kërkesa ka qenë vetëm për punonjësit e Ministrisë së Financave.

    Ndërkohë konfirmoi se asnjë zyrtarë i MFPT-së nuk ndodhet në grevë.

    “Këtu besoj që është krijuar një keqkuptim, pasi kërkesa për listën ka qenë e drejtuar vetëm për zyrtarët e MFPT-së. Nga burimet e brendshme kemi marri informata se nuk ka zyrtarë që janë në grevë në Ministrinë tonë (edhe pse nuk është penguar askush nga kjo e drejtë). Për institucionet tjera, mund t’i drejtoheni atyre”, ka deklaruar ai për Insajderin.

    Të enjten, përmes një emali të drejtuar Ali Sefajt, anëtarit të këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, ministria ka kërkuar që të kenë një listë të personave që janë në grevë në mënyrë që të merren masa ndëshkuese ndaj tyre.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu.

    “Po është kërkesë ligjore është neni 18 i Ligjit për Greva, paragrafi 1, i cila kërkon që persona që janë në grevë tu pezullohen paga dhe përgjegjësia nga puna. Neni 18 i Ligjit për Greva kërkon pezullimin e kontratës së punë dhe të mos këtë përgjegjësi me punu po ashtu edhe të mos paguhet, vetëm për këtë arsyeje e kemi dërguar emalin”, tha Spahiu per Insajderin.

    Tutje, zv.sekretari tregoi se ministria nuk ka qenë e njoftuar për grevë më herët dhe se sot ishin njoftuar.

    “Sot e kemi marrë njoftimin për grevë nuk kemi pas më herët njoftim. I kemi shkruar sindikatave dhe i kemi garantuar që nuk e pengojmë grevën vetëm proceduralisht na duhet me ditë kush është në grevë, prej kujt mundemi të kërkojmë punë dhe prej kujt jo. Ne kemi pranuar sot email prej Ali Sefaj dhe ati i kemi kthyer emailin duke i treguar se administrativisht duhet zhvilluar disa procedura pa e penguar procesin e grevës”, tha Spahiu për Insajderi.

    Një ditë pas greva e shërbyeseve civilë është duke vazhduar. Grevistët kërkuan nga Qeveria Kurti që të distancohet nga kërkesa e zv.sekretarit të Ministrisë së Financave, Enis Spahiut, që pastaj të ulen e të bisedojnë për gjetjen e një zgjidhje.

    Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtarë nga ana e Qeverisë Kurti për situatën e krijuar.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark