×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Pas Osmanit, Escobar takohet me Konjufcën

    Insajderi
    17 March 2023 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas takimit me presidenten Osmani, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka vazhduar takimet me krerët e shtetit. Ai është takuar me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

    Nga ky takim, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë me gazetarë.

    Ndërsa në orën 11:00, Escobar do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti.

    Escobar të enjten mbrëma ka takuar edhe përfaqësuesit e partive opozitare në vend.

    Në këtë takim kanë marr pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini. Pas takimit ata nuk janë deklaruar për media. Vetëm AAK-ja në një njoftim për mëdia pas takimit ka ripërsëritur se Propozimi evropian e ka mbështetjen e saj të plotë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark