×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas paralajmërimit për padi, deputeti i VV-së i përgjigjet Bedri Hamzës

    Insajderi
    18 November 2022 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi i është kundërpërgjigjur kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamzës.

    Thaçi përmes një postimi në Facebook, akuzoi Hamzën se është takuar me përfaqësues të Listës Serbe në Milloshevë. Një gjë të tillë, e mohoi bindshëm, Bedri Hamza.

    Në një prononcim për Insajderin, Hamza paralajmëroi padi për Thaçin duke i quajtur shpifje dhe rrena, deklarimet e tij.

    Thaçi iu ka kundërpërgjigjur Hamëz duke thënë se ka fakte dhe do shihen në gjykatë.

    “Fort qenkan tronditur lidershipi i PDK për takimin që ua zbulova.

    Unë kam fakte dhe shihemi në gjykatë”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark