20:20 - 18 Mars 2023

Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Pas fitores së tij, reagoi edhe artistja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi.

Këngëtarja përgëzoi gjithë produksionin për realizimin e një ‘reality show’ të këtij lloji.

“Stresi, e fitove vëlla”, shkroi fillimisht ajo.

“Big Brother VIP Kosova hallall për këtë edicion njerëzor, hallall. Me shumë kujdes ruajtët edhe imazhet e këtyre personazheve”, shtoi mes tjerash 28-vjeçarja.

Kjo duket të jetë një ‘thumb’ për Big Brotherin në Shqipëri, pasi Fifi ishte pjesë në edicionin e parë dhe pati disa mosmarrëveshje me ta