×
  • Lajme
  • Aktuale

    Pas raportimit të Insajderit Ministrja Haxhiu e ShKK dalin me komunikatë për rastin e drogës në burg, nuk e përmendin kompaninë ‘Hajdini Comerc’

    Insajderi
    22 October 2022 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar mbrëmë se kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës. Për këtë rast Gazeta Insajderi ka raportuar ekzkluzivisht dje. Rast ky që ka ndodhur me 13 shtator, por që vetëm pas raportimin të Insajderit, ShKK ka dalë me komunikatë, ndërsa, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka shpërndarë.

    Insajderi ka raportuar mbrëmë se një sasi e konsiderueshme pilulash të dyshuara si ekstazi dhe një sasi mariuhane janë kapur, pak para se të futeshin në burgun e Dubravës, në kamionin e firmës “Hajdini Comerc” pronë e biznesmenit Musaj Leku.

    Ndërsa, nga ShKK janë kujdesur që në komunikatë të mos përmendet emri i kompanisë “Hajdini Comerc”.

    Në tunelin e Portës së Re të hyrjes së qendrës kanë lokalizuar Automjetin Transportues të kompanisë së kontraktuar për furnizime të kantinave në SHKK, ku gjatë kontrollit të detajuar brenda hapësirave të Automjetit Transportues në mënyrë të kamufluar është tentuar të futet brenda qendrës: – substancë e dyshuar narkotike 748 gr; 11 telefona mobil; 8 kabllo të adapterëve;2 koka të adapterëve; 5×20 tableta të dyshuara të llojit DBOLMAX, dhe 212 tableta të dyshuara si ekstazi“, thuhet në njoftim.

    Tutje, SHKK ka njoftuar se shumë shpejt të dal me një raport të detajuar.

    Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministrja Haxhiu. Ajo vetëm shpërndau komunikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë“, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    Mbrëmë, Insajderi ka raportuar se lidhur me rastin Prokuroria e Pejës po e mban në burg shoferin e kamionit, por një video që e ka siguruar Insajderi zbulon se drogën aty e ka futur një person tjetër.

    Më 13 shtator të këtij viti organet e rendit parandaluan futjen e një sasie droge, kryesisht mariuhanë e pilula të dyshuar si ekstazi. Ato ishin duke hyrë në burgun e Dubravës.

    Për këtë, Prokuroria që nga ajo datë po mbanë nën arrest shoferin e kamionit, Haxhi Topalli, që drejtonte një kamion të firmës “Hajdini Comerc”, kontraktor i Qeverisë për furnizim të burgjeve në Kosovë.

    Por, edhe pse Topalli po mbahet në paraburgim që nga ajo datë, Insajderi nga burime brenda Prokurorisë ka zbuluar se ky institucion tashmë e ka një të dyshuar tjetër që e kishte futur lëndën narkotike në pjesën e pasme të kamionit në mbrëmjen e 12 shtatorit.

    Në mëngjesin e 13 shtatorit, atë kamion të “Hajdini Comrc” të ngarkuar pos me mallra të lejuara, edhe me një sasi prej mbi 200 pilulash të dyshuara si ekstazi, do ta voziste shoferi Haxhi Topalli.

    Kur kamioni u ndalua, Prokuroria vendosi që ta arrestonte shoferin.

    Insajderi ka kontaktuar edhe avokatën e shoferit të arrestuar të ‘Hajdini Comerc’, Aurora Mulhaxha.

    Mulhaxha tha se Haxhi Topallli është duke u mbajtur në burg pa asnjë provë të vetme.

    Është duke u mbajtur pa drejtesisht, me asnjë prove të vetme direkte apo indirekte. Deri me tani nuk është vertetu as dyshimi i bazuar, dhe se masa e paraburgimit nga ai është e pa përballueshme, ku i njejti ka tentu edhe ti bëjë dëm shëndetit të tijë”, tha Mulhaxha për Insajderin.

    Avokatja thotë se Topalli është viktimë në këtë rast, pasi që ai nuk e kishte pasur për detyrë të ngarkojë dhe të shkarkojë kamionin.

    I mbrojturi im, nuk ka pas detyrë as ta ngarkojë kamionin me ushqim, dhe se detyrë e tijë e vetme ka qenë ta merr në mëngjes detyrën e vozitjes. Haxhi Topallin, në këtë çeshtje e konsiderojë vetëm viktimë i cili padrejtesisht është duke u mbajtur prapa grillave“, tha ajo.

    Video: Ekskluzive | Kush e futi drogën në kamionin e Hajdini Comerc që furnizonte burgjet

    Tutje ajo ka thënë se familja e Haxhi Topallit ka mbetur në gjendje skajshmërisht të rëndë ekonomike.

    Mulhaxha shton se organet përgjegjëse është dashur të kapin fajtorin e vërtetë i cili shfaqet në video dhe dy fëmijeve të mitur të të Topallit të ju ndalen lotët.

    “Duke e marrë parasysh qe posedohet me një video ku shihet personi lirshëm i cili kryen vepren penale, dhe se Mediat cilësohen si pushtet i katert juridik, është dashur të kerkohet ndihmë nga qytetaret për kapjen e kryesit e jo të lendohet nje familje e tërë, e dy fëmijë të mitur të mos ju ndalet loti në sy”, u shpreh Mulhaxha.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark