×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas reduktimit të policisë në Veri, BE-ja kërkon hapa të mëtejshëm

    Insajderi
    09 August 2023 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkimi Evropian e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për reduktimin edhe për 25 për qind të pranisë policore brenda dhe përreth ndërtesave komunale në veri.

    Mirëpo, BE-ja thotë se nevojiten hapa të mëtejshëm në kuadër të shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.

    “BE-ja mirëpret njoftimin e fundit nga Qeveria e Kosovës për një reduktim të mëtejshëm prej 25% të pranisë së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Vendimi është marrë pas takimit të nivelit teknik në mes të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me qëllim përcaktimin e parametrave të përbashkët për vlerësimin e situatës së sigurisë në komunat veriore. Këto janë hapa në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të mëtejshëm”, thuhet në përgjigjen e BE-së, për RTV Dukagjinin.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka filluar iniciativën ligjore për largimin e kryetarëve të komunave veriore, që do t’i hapte rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

    Largimi i kryetarëve po pretendohet të bëhet përmes peticioneve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark