×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas shkarkimit nga detyra e zëvendësministres, Mikic i drejtohet me një letër kryeministrit

    Insajderi
    31 March 2019 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vesna Mikic, e cila u shkarkuar nga detyra e zëvendësministres se Bujqësisë, iu është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

    Përmes kësaj letre, Mikic ka treguar arsyet e vërteta pse është shkarkuar nga qeveria e Kosovës.

    Ajo ka thënë se nuk është e vërtetë se është shkarkuar për shkak të shkrimit të saj për NATO-n, por për shkak se qëllimi i Haradinajt ishte për t’i larguar përfaqësuesit serbë të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe të cilët mendojnë me kokën e tyre.

    “Ky veprim reflekton tendencën tuaj të hapur për të qenë i rrethuar nga serbë të ngjashëm të cilët, për arsye personale, do të ndjejnë të gjitha fyerjet dhe gënjeshtrat që ju i paraqisni në baza ditore në kurriz të popullit tim, që do të flasin vetëm atë që ju ua lejoni. Pra, e vërteta, sipas jush, është vetëm ajo që ju përshtatet dhe ajo që vetëm ju dëshironi ta dëgjoni”, thuhet në letrën e Mikic.

    “Të nderuar përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, është koha kur duhet ta pyesni seriozisht veten nëse jeni duke parë padrejtësinë që njerëzit e mi janë duke vuajtur në Kosovë për 20 vjet”, shkruan tutje Mikic.

    Kujtojmë se kryeministri Haradinaj kishte shkarkuar Mikic nga posti i zëvendësministres, vetëm një ditë pasi, kjo e fundit, foli kundër sulmeve të NATO-s të kryera para njëzetë vitesh, në kohën kur Serbia vrau mbi dhjetë mijë njerëz, dëboi më shumë se një milion shqiptarë nga Kosova dhe dogji gjysmën e Kosovës.

    Musliu kërkoi shkarkimin e saj, reagon zëvendësministrja serbe

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark