×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive | Pas shumë kohësh hetim, Prokuroria ngrit aktakuzë kundër “Currit” dhe të tjerëve – për çka akuzohen ata?

    Insajderi
    20 November 2021 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Departamenti i Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Prishtinë,  ka ngitur aktakuzë kundër Ismet Osmani-Curri, Ilir Bojku, Adil Thaqi,  Mentor Maqani dhe  Sami Nika.

    Këta akuzohet për veprat penale “Fajdeja”, “Mashtrimi” dhe “Detyrim”.

    Në bazë të aktakuzës, Sami Nika, Ismet Osmani dhe Ilir Bojku nga fundi i vitit 2013 deri në shtator të 2015-ës, kanë kryer vepren penale “Fajde” me qëllim përfitimin.

    Kurse i pandehuri Mentor Maqani, ka kryer veprat “Fajde”, “Mashtrim” dhe “Detyrim”, po ashtu me qëllim për përfitime për tu pasuruar.

    Prokurori i çështjes, ka kërkuar nga gjykata kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme dhe kjo pronë t’i kthehet pronarit të ligjshëm.

    Njoftimi i plotë  nga  Prokuroria Themelore në Prishtinë:

    Prishtinë, 20 nëntor 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, më 19.11.2021, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: I.O., I.B., S.N., M.M. dhe A.TH., për shkak të veprave penale “Fajdeja”, “Mashtrimi” dhe “Detyrimi”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit S.N., I.O dhe I.B., nga fundi i vitit 2013 deri në shtator 2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së dhe “Detyrimi”, nga neni 340 të KPRK-së.

    Ndërsa, i pandehuri M.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së, “Detyrimi”, nga neni 340 të KPRK-së dhe “Mashtrimi”, nga neni 335 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme të cilat kanë rrjedh si rezultat i veprave penale dhe kjo pronë t’i kthehet pronarit të ligjshëm, tani të dëmtuarit.​

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark