×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas shumë orësh vjen reagimi i Sveçlës – Kërkon nga IPK-ja t’i fillojë hetimet ndaj policëve që neglizhuan situatën

    Insajderi
    01 December 2022 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas shumë orësh nga akti makabër i vrasjes së gruas shtatzënë, vjen reagimi nga Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

    Përmes një statusi në Facebook, Sveçla ka kërkuar nga Inspektorati Policorë i Kosovës të nis hetime ndaj policëve që ishin përgjegjës për sigurinë e gruas së ndjerë, shkruan Insajderi.

    Ai thotë se ka kërkuar angazhim maksimal për kapjen e të dyshuarit për vrasje i cili ndodhet  në arrati.

    Posimi i plotë:

    Si të gjithë qytetarët e vendit tonë, jam tronditur nga vrasja makabre e Hamide Magashit dhe fëmijës së saj pak orë pa lindur nga ish-bashkëshorti i saj.

    Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal të të gjithë zyrtarëve policorë për arrestimin e menjëhershëm dhe sjelljen para drejtësisë të kriminelit dhe vrasësit të dyfishtë, Sokol Halili.

    Arrestimi dhe drejtësia janë urgjenca e këtij rasti dhe ftoj edhe qytetarët të bashkëpunojnë me policinë nëse kanë informata që mund të lehtësojnë apo përshpejtojnë këtë proces.

    Po ashtu, që nga momentet e para e në vazhdimësi kam kërkuar raporte të detajuara mbi rastin dhe historikun që nga informata e parë zyrtare deri në momentin e aktit makabër.

    Në të njëjtën kohë kam kërkuar përfshirjen e Inspektoratit Policor të Kosovës për hetimin e punës, veprimeve apo mosveprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë në trajtimin e këtij rasti në secilën instancë. Pa asnjë dilemë, sapo të pranoj zyrtarisht raportet e kërkuara, do të merren të gjitha masat e nevojshme ndaj kujtdo që me apo pa vetëdije mund të jetë përgjegjës.

    Ju siguroj që janë angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme policore që sa më parë ky kriminel të arrestohet dhe të sillet para organeve të drejtësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark