×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas suspendimit të Gjuriqit, Lista Serbe paralajmëron largimin e të gjithë serbëve nga institucionet

    Insajderi
    03 November 2022 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur se për të shtunën ka caktuar një takim urgjent me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në veri.

    Rakiq ka thënë se atyre do t’u propozojë që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke filluar nga ai personalisht dhe përfunduar me serbët e vetëqeverisjes lokale, prokuroria, gjykata, policia dhe të gjitha autoritetet e tjera.

    Deri te kjo thirrje Rakiq thotë se ka ardhur pas suspendimit të “turpshëm, të paligjshëm, e anti serbe të Prishtinës, ndaj drejtorit të Drejtorisë Rajonale në Veri, Nenad Gjuriq”.

    “Duke pas parasysh të gjitha presionet ndaj të cilave është i ekspozuar populli ynë dhe të gjithë serbët që nuk pranojnë të jenë vegël e Prishtinës, është e nevojshme të forcohen dhe ndërtohen institucionet serbe në këto zona në bashkëpunim me vendin tonë, Serbinë”, ka deklaruar Rakiq, përcjell Insajderi.

    Ndryshe, u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me rekomandim të IPK-së ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veriore, Nenad Gjuriq, për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    03 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark