×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas takimit me Borellin në Paris, Vuçiq: Kosova ta themelojë Asociacionin

    Insajderi
    11 November 2022 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, të premten në Paris është takuar me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

    Lidhur me këtë takim Vuçiq ka shkruar në llogarinë e tij në Instragram.

    Sipas tij në takim është diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, rrugën evropiane të Serbisë dhe harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me BE-në.

    Kreu i shteit serb ka treguar se ka kërkuar fillimin e formimit të Asociacionit nga Kosova.

    “E theksova se është shumë e rëndësishme që institucionet evropiane dhe shtetet anëtare të BE-së të mbajnë qëndrim të prerë karshi asaj se Prishtina më në fund duhet të fillojë t’i përmbushë obligimet e saj, që para së gjithash ka të bëjë me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjë që do të tregonte angazhimin e tyre të pretenduar në praktikë, do të mundësonte vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura”, ka shkruar Vuçiq.

    “Ne ramë dakord se është e nevojshme të ulen të gjitha tensionet, të qetësohen tensionet dhe të zgjidhen problemet në mënyrë racionale, për të cilën Serbia gjithmonë insiston”, ka shkruar tutje ai

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark