×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Pas takimit me Kurtin – Lajçak takon Vuçiqin në Beograd

    Insajderi
    17 October 2022 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të takohet sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet në ora 13:30 në godinën e sekretariatit të përgjithshëm.

    Lajçak ka arritur në Beograd pas një takimi që ka zhvilluar katër ditë më parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

    “E mirëprita mundësinë për të vazhduar diskutimet e mia të hapura, të detajuara dhe serioze me kryeministrin Albin Kurti për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale të Dialogut, veçanërisht energjinë dhe targat. Bisedimet i vazhdova edhe në takimin me zv.kryeministrin e parë Besnik Bislimi”, ka thënë Lajçak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark