×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas takimit me Vuçiqin – deklarohet Lajçak

    Insajderi
    14 November 2023 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është deklaruar për vizitën e tij në Seri.

    Lajçak në platformë “X” ka shkruar se është diskutuar për hapat e mëtejmë të dialogut me Kosovë, shkruan Insajderi .

    “Me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviqin diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar emisari Lajçak.

    Emisari i BE-së ditë më parë ka qëndruar edhe në Prishtinë.

    Takimet me Kurtin e Vuçiqin, i paraprijnë takimit të së enjten në mes të dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark