×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas tërmetit lajmërohet Veliaj: Shërbimet e emergjencës në gatishmëri, njoftoni për çdo problematikë

    Insajderi
    15 January 2023 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet i fuqishëm goditi sot në mbrëmje Shqipërinë ku lëkundjet sizmike u ndjenë në disa qytete.

    Sipas EMSC, shkalla e lëkundjeve është regjistruar në 4.7, ndërsa epiqendra është shënuar në afërsi të qytetit të Burrelit.

    Menjëherë pas lëkundjeve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njofton se të gjitha shërbimet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri.

    Ai i bën thirrje qytetarëve që të sinjalizojnë për çdo problematikë në numrat e emergjencës.

    “Nje vale termetesh jane ndjere ne Tirane. Sherbimet tona te emergjences kane kaluar ne gatishmeri te plote! Per cdo problematike ne banesa apo rruge malore, ju lutem na sinjalizoni menjehere ne nr. ☎️ 112 ose zjarrifikesit nr. 128 🚒! “, shkruan Veliaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark