Skuadra e Prishtinës e kreu misionin kundër Connah’s Quay Nomads.
Në kuadër të rundit të dytë në Ligën e Konferencës, Prishtina e mposhti skuadrën uellsiane me rezultat të përgjithshëm 6:5 për t’u kualifikuar tutje, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e kthimit u zhvillua në Uells dje, derisa tashmë djelmoshat e Zekirija Ramadanit janë kthyer në Prishtinë pas udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Në rundin e tretë eliminator, Prishtina do të luajë me kampionin e Norvegjisë, Bodo Glimt.
Ndeshja e parë luhet më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.